Po formohet korridor i ri, i gjelbër në bulevardin”Partizanski Odredi” në komunën Gjorçe Petrov 17.8.2022

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” këto ditë filluan me rregullimin e hortikulturës së hapësirës së re të gjelbër në bulevardin “Partizanski Odredi” në komunën Gjorçe Petrov.

Në hapësirën publike të parregulluar në këtë segment po kryhen aktivitete për formimin e një korridori të ri të gjelbër me sipërfaqe të përgjithshme 500 metra katrorë.

Gjatë aktiviteteve në këtë lokacion do të kryhet gërmimi i shtresës sipërfaqësore të tokës, nivelimi i sipërfaqes dhe aplikimi i dheut të ri cilësor. Në këtë hapësirë po instalohet sistem ujitjeje dhe do të formohet edhe lulishte, pas së cilës planifikohet mbjellja e fidanëve, sapo të krijohen kushte të favorshme atmosferike.

Qyteti i Shkupit, së bashku me NP “Parqe dhe Gjelbërim”, vazhdon me aktivitetet për rregullimin e hapësirave të reja të gjelbra dhe formimin e korridoreve të gjelbra nëpër vendbanimet e Shkupit.