
QYTETI I SHKUPIT RREGULLON KUART TË RI NË AERODROM 17.9.2020
Në sipërfaqen ekzistuese të gjelbër prej 2.000 metra katrorë në kryqëzimin midis bulevardit Jane Sandanski dhe rrugës Vlladimir Komarov në Komunën e Aerodromit, sot filloi ridizajnimi i lokacionit të tretë nga gjithsej 4 lokacione, të cilat Qyteti i Shkupit i rregullon në kuarte të gjelbra.
- Ky është lokacioni i tretë ku Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Skopje Lab po punon për rregullimin e sipërfaqeve të lëna pas dore në komuna të ndryshme. Rirregullimi i plotë i hapësirës pritet të përfundojë për 30 ditë dhe do të bëhet në bazë të anketave të kryera me popullatën lokale që graviton drejt këtyre sipërfaqeve. Janë analizuar shprehitë dhe nevojat e tyre në mënyrë që ta bëjmë këtë hapësirë në Aerodrom një kënd të këndshëm ku ata do të kalojnë kohën e tyre të lirë - tha Shilegov.
Vlera e projektit për rregullimin e kuartit të ri të gjelbër është rreth 3.7 milion denarë, ndërsa realizimi i tij pritet të përfundojë për 30 ditë.
Lokacioni u zgjodh nga qytetarët si një nga 7 vendet në Shkup të identifikuara në kuadër të Iniciativës të Skopje Lab dhe UNDP-së që filluan në vitin 2018. Përfshirja në këtë proces nënkuptonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve jo vetëm në zgjedhjen e lokacioneve, por edhe në identifikimin e nevojave të tyre në secilin prej këtyre lokacioneve veç e veç. Grupmosha të ndryshme të qytetarëve u përfshinë në proces duke përdorur metoda cilësore dhe sasiore – onlajn pyetësorë, intervista në terren, vëzhgim, foto dokumentacion.
Në mënyrë plotësuese po punohet në hartëzimin e aktiviteteve dhe programit të ditës dhe natës, sjelljen e njerëzve dhe natyrës, mjedisin fizik mikro dhe makro, në mënyrë që të kuptohet më mirë konteksti ekzistues socio-kulturor.
Në fillimin e aktiviteteve për rregullimin e kuartit të ri të gjelbër ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Aerodrom, Zllatko Marin.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK