
MBYLLET PËR TRAFIK BULEVARDI KRSTE MISIRKOV 17.9.2021
Qyteti i Shkupit njofton se për shkak të asfaltimit me shtresën përfundimtare në bulevardin Krste Misirkov, nesër (18 shtator 2021, e shtunë) duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit deri në orën 05:00 më 19 shtator 2021, segmenti rrugor nga kryqëzimi me bulevardin Goce Dellçev deri te kryqëzimi me bulevardin Koço Racin, në drejtimin nga QT "Mavrovasja" drejt "Vero Xhambo" do të jetë plotësisht i mbyllur për trafikun. Trafiku do të zhvillohet në një drejtim nga ana e kundërt (te ASHAM).
Të dielën (19.09.2021) duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit dhe deri në ora 05:00 të mëngjesit më 20.09.2021,do të mbyllet plotësisht për trafik ana e kundërt (në drejtimin nga "Vero Xhambo" drejt QT “Mavrovasja" ) Derisa të zgjasin punimet ndërtimore në këtë segment rrugor në bulevardin Krste Misirkov, trafiku do të zhvillohet në një kah në drejtimin nga QT “Mavrovasja" drejt "Vero Xhambo".
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që t'i përmbahen regjimit të përkohshëm të trafikut, ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor dhe ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK