DINO MERLIN DO TË SJELLË SHOU TË VEÇANTË PËR PRITJEN E VITIT TË RI 2020 NË SHKUP 17.10.2019

Ylli i muzikës ballkanike Dino Merlin do të argëtojë banorët e Shkupit, si dhe të gjithë mysafirët nga vendi dhe rajoni që do të vendosin ta presin vitin e Ri 2020 në Sheshin “Maqedonia”. Performancën e Dino Merlinit dhe një pjesë të përmbajtjeve të Vitit të Ri që do ta pasurojë sezonin festiv në qytet e paralajmëroi sot kryetari Shilegov.

 

 

- Qyteti i Shkupit së bashku me mikun e ri të Shkupit, Dino Merlin, do t'u ofrojnë të gjithë vizitorëve në natën e Vitit të Ri një shou unike që po përgatitet posaçërisht për atë koncert të Vitit të Ri dhe i cili do të mbahet mend për një kohë të gjatë. Për mua është imperativ që qytetarët të cilët do të vijnë në shesh të kalojnë bukur, me standarde të një performance që rrallë mund të shihet në qytetin tonë - tha Shilegov.

 

 

Qyteti i Shkupit këtë vit më herët e paralajmëron performancën e Dino Merlinit në natën e Vitit të Ri, në mënyrë që të gjithë adhuruesit e muzikës së tij të mund të planifikojnë që vitin e Ri 2020 ta presin në një atmosferë të këndshme dhe me argëtim të mirë në zemrën e Shkupit.

 

 

- Është nder i madh për mua të performoj në një vend të veçantë siç është sheshi kryesor në Shkup. Koncerti dhe shou që po përgatisim do të jetë performanca jonë e parë pas tërë një viti që kemi përfunduar udhëtimin nëpër botë të quajtur “Hotel National”, dhe i cili zgjati pothuajse pesë vjet. Më mungonte publiku im dhe gëzohem për sfidën e re – Viti i Ri në shesh do të jetë hapi i parë në udhëtimin e ri nëpër botë dhe projekt i ri. Dua të theksoj se dallimet dhe vështirësitë nuk ekzistojnë kur zemrat tona janë të hapura dhe qëllimet janë të njëjta. Qëllimi është që për Vitin e Ri në Shkup të realizojmë shou çfarë e meriton ky qytet dhe vend i veçantë dhe ta japim më të mirën për të gjithë njerëzit e dashur që  së bashku me ne do të hynë në Vitin e Ri  2020 - tha sot Merlin.