Kryetarja Arsovska mori pjesë në tribunën “Sfidat e grave në proceset zgjedhore” 18.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot mori pjesë në ngjarjen “Sfidat e grave në proceset zgjedhore”, organizuar nga Lobi i Grave të Maqedonisë, në kuadër të projektit “Udhërrëfyes për pjesëmarrje dhe promovimi i grave në proceset zgjedhore".

- Në shoqëri duhet të ekziston sistem mbështetjeje për të gjitha gratë që janë objekt sulmi, të vlerësohet cilësia, të ketë meritokraci si kriterium në vend të përkatësisë politike. Nëse lejohet që gratë të sulmohen, pa dënim dhe përgjegjësi për veprime të tilla, nuk do të arrihen qëllimet për të cilat ne të gjithë përpiqemi dhe gratë do të inkurajohen gjithnjë e më pak të marrin pjesë në procesin zgjedhor – tha kryetarja Arsovska në tribunë.