Arsovska: Drejtori i emëruar nga LSDM-ja e ka krijuar biletën ditore të autobusit, ndërsa tani po e kritikojnë projektin e tyre 18.4.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në paraqitjen e saj në televizionin Kanal 5, theksoi se të gjitha projektet të cilat më herët kanë filluar dhe janë për të mirën e Shkupit dhe shkupjanëve do të realizohen në tërësi. Si një nga ato projekte e përmendi biletën ditore të autobusit, duke theksuar se kritikat e LSDM-së janë nebuloze, kur kryesia e mëparshme e Qytetit dhe drejtori i tyre e kanë krijuar këtë projekt.

- Biletën ditore të autobusit e ka krijuar udhëheqësia e mëparshme që është pjesë e LSDM-së, ka marrë vendim dhe ka paguar shumë të madhe mjetesh për shtypjen e këtyre biletave dhe për të krijuar praktikisht pikërisht atë që po e kritikojnë tani. LSDM praktikisht kritikon projektin e vetë. E kam thënë edhe më parë se gjithçka që është bërë për të mirën e Shkupit nuk do të stopohet. Të gjitha ato projekte që janë për të mirën e banorëve të Shkupit do të vazhdojnë. Përmes gënjeshtrave mundohen ta tregojnë dështimin dikujt tjetër, tha kryetarja Arsovska.