Arsovska: Qyteti i Shkupit rregullon statusin e shfrytëzuesve të shtëpizave në kej, në mënyrë që të njëjtit të jenë të mbrojtur ligjërisht 18.4.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sonte në televizionin Kanal 5 tha se Qyteti e zgjidh problemin me shtëpizat në kejin e Vardarit sepse personat që kanë menaxhuar me këto shtëpiza që nga viti 2018 kanë mbetur pa kontratë.

Përmes një thirrjeje të re publike ata do të kenë mundësinë të lidhin kontratë dhe të mbrohen ligjërisht, duke shtuar se prej katër vitesh punojnë pa status të rregulluar.

- Personat që menaxhojnë këto shtëpiza, tani në këtë moment fatkeqësisht e bëjnë këtë pa status të rregulluar, sepse dikush në vitin 2018 nuk i ka lejuar që ta rregullojnë ligjërisht. Ajo që po bën Qyteti i Shkupit për momentin është rregullimi i statusit të tyre, gjegjësisht dorëzimi i shtëpizave dhe përmes thirrjes përkatëse publike do të mund të aplikojnë dhe të marrin marrëveshjen e duhur. Kështu do të mbrohen. Patëm një takim konstruktiv me ta, ata e dinë se cili është qëllimi i Qytetit dhe nuk bëhet fjalë vetëm për ato pak shtëpiza në kejin e Vardarit, por bëhet fjalë për 22 persona me status gjithashtu të parregulluar në disa pjesë nëpër qendër të qytetit, tha Arsovska.

Ajo shtoi se në takimin në Qytet janë theksuar shumë probleme nga këta persona, duke theksuar se këto janë probleme të grumbulluara nga vitet e fundit, para së gjithash për shkak se dikush nuk ka dashur t'ua zgjidhë statusin.

- Ka ndodhur edhe thyerje shtëpizat e tyre, dikush tentoi t'i dëmtonte dhe i vodhi diçka. Ata thjesht nuk kanë si të legjitimohen për t'u mbrojtur, sepse dikush nuk i ka lejuar të lidhin një kontratë. “Ne po mundohemi t’i mbrojmë juridikisht me një marrëveshje që jo vetëm të kenë obligime, por edhe të kenë të drejta”, tha Arsovska.