Arsovska: Përgjegjësi do të ketë për të gjithë ata që kanë keqpërdorur buxhetin e Qytetit 18.4.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sonte në televizionin Kanal 5, e pyetur pse ka pasur kaq shumë sulme në periudhën e kaluar, tha se kjo është  përpjekje për të penguar fillimin e procedurës për përgjegjësi në Qytet.

Nuk besoj se për pesë muaj mund të vlerësohet suksesi apo dështimi i dikujt. Të gjitha këto sulme janë vetëm rezultat i faktit se të gjitha gjërat që kanë qenë indikacione gjatë fushatës, tani i zbulojmë dhe pason përgjegjësi për këdo që ka kryer abuzime të caktuara në buxhetin e Qytetit. Nuk dorëzohem pavarësisht të gjitha sulmeve, mund të sulmojnë sa të duan. E di që presioni është i madh, por qytetarët duhet ta dinë se në Shkup është një njeri që dëshiron të ketë rregull, dëshiron të ketë sistem dhe ajo që ka ndodhur në të kaluarën të mos ndodhë më, tha kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska. sonte në emisionin "Vetëm e vërteta" në televizionin Kanal 5.