Arsovska: Nevojitet largimi urgjent i materialeve të dëmshme tekTreska, për të parandaluar katastrofë të mundshme 18.4.2022

Nëse ka autorë eventual, ata duhet të ndëshkohen. Nëse vërtetohet se ky zjarr është ndezur me qëllim, duhen marrë sanksionet më të rrepta për të parandaluar një fenomen të tillë. Në rrezik nuk kanë qenë vetëm zjarrfikësit që kanë ndërhyrë, por edhe banesat përreth që ndaheshin vetëm me nje mur nga zjarri. Në vendngjarje, jo vetëm që ka pasur disa lëndë djegëse në magazina, ka edhe cisternë me kapacitet 20 mijë litra naftë dhe është rrezik i madh që e vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Edhe nëse i rrezikohet jeta vetëm një personi duhet të parandalohet, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në emisionin Vetëm e vërteta në televizionin Kanal 5.

Arsovska theksoi se sot në Qytet është mbajtur takimi i shtabit të krizës  për të diskutuar për krijimin e një strategjie që do të parandalojë katastrofat e ardhshme. Ajo u bëri thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin gjithçka që është në kompetencë të tyre, por edhe pushteti qendror në aksion të përbashkët me qytetin.

- Duhet të fillohen kontrollet për të ditur saktësisht se ku ka depo dhe cisterna të tilla dhe çfarë mund të rrezikojë jetën e banorëve të Shkupit. Besoj se duhet të ndërmerren veprime sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar katastrofa të këtilla në të ardhmen. Zjarrfikësit tanë kanë arritur ta lokalizojnë shpejt zjarrin, kur kanë ndërhyrë kanë konstatuar se ka cisternë me derivate të naftës, andaj fillimisht kanë vepruar për të ndalur zjarrin pikërisht në anën ku ndodhet cisterna, shtoi Arsovska.