Ka filluar aksioni i madh pranveror i Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve të Qytetit në Komunën e Çairit 18.4.2022

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike të Qytetit dhe në koordinim me Komunën e Çairit nga sot po realizojnë aksionin e madh pranveror në territorin e Komunës së Çairit. Ekipet të koordinuara deri në fund të kësaj jave do të kryejnë aktivitete për fshirje dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, dezinfektimin e kontejnerëve, grumbullimin e mbeturinave të rënda, riparimin e dëmtimeve të rrugëve, rinovimin dhe vendosjen e sinjalistikës së komunikacionit, mbjelljen e fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelblrimit, riparime të defekteve dhe problemeve të raportuara nga qytetarët, pastrim të plotë të linjave atmosferike dhe fekale, si dhe pastrim të ulluqeve të shiut në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Në aksionin e madh pranveror në Çair, ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit po punojnë në terren të koordinuar: Higjiena Komunale, Parqet dhe Gjelbërimi, Ujësjellës dhe Kanalizimi, Rrugë dhe rrugica dhe Drisla.

Ekipet e NP Higjiena Komunale në të gjithë territorin kryejnë aktivitetet për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe mikrolokacioneve ku ato janë vendosur.

Në kuadër të këtij aksioni të madh, NP Higjiena Komunale vendosi kontejnerë të posaçëm për mbeturinat e rënda në disa lokacione, ku qytetarët mund t'i lënë ato, e më pas do të merren dhe transportohen pa pagesë në lokacion përkatës.

Banorët e Komunës së Çairit do të mund t'i deponojnë mbeturinat e tyre të rënda në këto lokacione:

-Bulevardi Cvetan Dimov, në kryqëzimin me rrugën Kosta Abrasheviç;

-Rruga Ferid Murad, në afërsi të shkollës “Cvetan Dimov”,  tek Ngrohtorja Veri;

-Rruga Krste Asenov nr.5 (afër çajtores "Pajton")

-Rruga Brigada e dytë maqedonase, në kryqëzimin me rrugën e Dizhonit (tek kontejnerët);

Me aksionin pranveror i NP Parqe dhe Gjelbërim në komunën e Çairit do të përfshihet gjelbërimi përgjatë bulevardeve Krste Misirkov, Cvetan Dimov, Hristijan Todorovski-Karposh, si dhe rrugëve Brigada maqedonase-kosovare, Brigada e dytë maqedonase dhe Kemal Sejfula.

Ekipet e Sektorit të rreshtdrurëve, në bazë të Vendimeve të lëshuara nga Sektori për Çështje Komunale të Qytetit të Shkupit, kanë realizuar krasitjen e 30 drurëve në bulevardin Cvetan Dimov në pjesën nga Xhamia e Jaja Pashës deri te marketi Vero.

Gjithashtu, në këtë lokacion ekipet tjera kanë rregulluar gjelbërimin, gjegjësisht e kanë kositur barin, shkurret, kanë grumbulluar gjethet, letra dhe mbeturina tjera.

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi në Komunën e Çairit gjatë aksionit do të punojë në bulevardet Kërste Misirkov, Cvetan Dimov, Nikolla Karev dhe në rrugën Brigada maqeodonase-kosovare. Ekipet në terren do të kryejnë pastrimin manual të ulluqeve, pastrimin manual të pusetave (atmosferike dhe fekale) dhe larjen me cisterna me vakuum dhe me presion të ulluqeve dhe pusetave atmosferike dhe fekale.

Sot në bulevardin Nikolla Karev janë kontrolluar 15 puseta, janë pastruar me dorë shtatë puseta, 80 ulluqe, është larë linja e kanalizimit prej 140 metra me cisternë me vakuum dhe 170 metra janë pastruar me cisternë presioni.

NP Rrugë dhe rrugica gjatë aksionit në Çair do të punojnë në bulevardet Hristijan Todorovski Karposh dhe Cvetan Dimov, si dhe në rrugët Xhon KenediKennedy dhe Llazar Trpovski.

Ekipet e NP Rrugë dhe rrugica sot kanë riparuar dëmtimet në asfalt (me gëryerje të mëparshme makinerike) në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh, afër objektit komunal të Çairit, me sipërfaqe prej 40 metra katrorë. Në këtë bulevard janë kontrolluar dhe rinovuar mangësitë e sinjalistikës vertikale dhe janë korrigjuar katër shenja të trafikut.

Ndërmarrja publike Drisla në kuadër të aksionit pranveror në Çair do të marr, depozitojë dhe deponojë mbeturinat komunale, mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat tjera që do të grumbullohen në territorin e komunës.

Aksioni pranveror në Komunën e Çairit filloi sot, 18 prill, dhe do të zgjasë deri më 22 prill dhe më pas ekipet e ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punën në komunën e ardhshme që është planifikuar, ku do të vazhdojnë aktivitetet e tyre në terren në lokacione të përcaktuara saktë. sipas shembullit të komunës së Kisella Vodës, Karposhit, Aerodromit, Gazi Babës dhe Komunës së Çairit.