QYTETI I SHKUPIT E HAPI ÇATINË E GJELBËR TË SHTËPISË SË NDËRTIMTARËVE 18.5.2021

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me UNDP rregulluan çatinë e dytë të gjelbër në qendër të qytetit - kulmin e Shtëpisë së Kulturës "Koço Racin", e njohur më mirë si Shtëpia e ndërtimtarëve. Sipas projektit, në sipërfaqe prej pothuajse 400 metra katrorë janë mbjellë mbi 30 lloje të ndryshme të fidanëve - drurë, gjelbërim të mesëm dhe të ulët që është shpërndarë funksionalisht, ka sipërfaqe me bar dhe gjelbërim vertikal në mure, ulëse dhe kandelabra. Ky kënd i ri i gjelbër u hap zyrtarisht sot për vizitorët nga Kryetari Petre Shilegov, Përfaqësuesja e Përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Narine Sahakjan, Zëvendës Ambasadori i Holandës në vendin tonë, Robert Deker, Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç dhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.

- Pas përvojës fantastike që patëm me hapjen e çatisë së gjelbër të Qendrës Tregtare të Qytetit, kjo është sipërfaqja e dytë e tillë që si hapësirë ​​publike e vëmë në përdorim për qytetarët. Ndodhet në Ringun e Vogël, aty ku kemi shumë nevojë edhe për gjelbërim. Gjeneratat më të vjetra të Shkupit mbajnë mend se ekzistonte një kinema verore pikërisht në këtë sipërfaqe, dhe qytetarët nga rrethina mund të shijonin shfaqjet e kinemasë. Në fakt kjo është ideja e Qytetit, në këtë sipërfaqe gjatë verës të organizojë një mini-kinema në ambient të hapur, të ashtuquajturë kinema "e heshtur" në të cilën shfaqja do të shikohet me kufje, në mënyrë që të mos pengojë tjerët. Ne do t'i kthejmë kujtimet, edhe do ta fisnikërojmë këtë hapësirë ​​- tha sot kryetari Shilegov.

- Ai shtoi se Qyteti i Shkupit investon shumë në gjelbërim, dhe këto ditë fillon sezoni i mbjelljes pranverore.

- Dua të falënderoj Ambasadën e Mbretërisë së Holandës dhe Zëvendës Ambasadorin Robert Deker për dhurimin e muralit që e fisnikërooi pamjen e këtij objekti - tha Shilegov.

Projekti për ndërtimin e çatisë së gjelbër të Shtëpinë e ndërtimtarëve financohet nga buxheti i Qytetit të Shkupit në vlerë prej rreth 18.5 milion denarë, dhe zbatohet në bashkëpunim dhe me mbështetjen e UNDP-së.

Çatia e lënë pas dore dhe e shkatërruar e Shtëpisë së ndërtimtarëve në Strategjinë për  Ndryshimet Klimatike të projektit "Shkupi Rezistent" u njoh si një nga të paktët "Ishujt e ngrohtë urban" që ndikojnë në rritjen e temperaturës mesatare në qytet. Sipas të dhënave nga hulumtimet relevante, temperaturat e çatisë së gjelbër mund të jenë më të ulta nga 16 deri në 22 gradë Celsius në krahasim me çatitë konvencionale. Kështu, temperaturat e ambientit mund të ulen deri në 3 gradë Celsius, ndërsa konsumi i energjisë elektrike që nevojitet për ftohjen e këtyre objekteve do të ulet për 0.7%.

Sipas Përfaqësueses së Përhershme të UNDP-së Narine Sahakjan, gjithnjë e më shumë njerëz në botë jetojnë në qytete, gjë që krijon presion të madh mbi mjedisin dhe hap sfida për vetëqeverisjen lokale, kështu që UNDP gjithmonë përpiqet të ndihmojë.

-Ftoni sa më shumë njerëz të jetë e mundur për të vizituar këtë hapësirë, të organizojnër ngjarje, për të ardhur me familjet e tyre, veçanërisht në këtë periudhë të kovidit kur të gjithë duam të dalim jashtë", tha Sahakjan.