Delegacioni nga "Four Paws International" organizatë me renome botërore e vizitoi sot Kopshtin zoologjik të Shkupit 18.5.2022

Kopshtin zoologjik të Shkupit sot e vizitoi një delegacion i organizatës me renome botërore për mbrojtjen e kafshëve Four Paws International, ku u takua me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtorin e Kopshtit zoologjik, Kristijan Stamenov. Në takim, Four Paws International u përfaqësua nga Joan Dangler - Drejtoreshë e Departamentit të kafshëve të egra në Four Paws International dhe Barbara Van Xhin - Drejtoreshë Ndërkombëtare e Sektorit Wild animals rescue & Advocasy во Four Paws International. Four Paws International është organizata më e madhe botërore për mbrojtjen e kafshëve dhe kontribuon në mirëqenien e kafshëve në mbarë botën, me qendër në Vjenë dhe me strehimoret e saj në shumë vende në mbarë botën. Me njohuritë e tyre, këshillat e ekspertëve, kujdesin veterinar dhe logjistikën, ata vazhdimisht e ndihmojnë Kopshtin zoologjik të Shkupit, por qëllimi i tyre kryesor është që bashkërisht ta përmirësojmë mirëqenien e kafshëve. Gjatë kësaj periudhe me ndihmën e tyre u shpëtuan mijëra kafshë të rrezikuara. Qyteti i Shkupit në vazhdimësi do të punojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së kafshëve, si dhe do të respektojë rekomandimet e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve.