Në aksionin pranveror në Gjorçe Petrov deri më tani janë deponuar 70 metra kub mbeturina të rënda 18.5.2022

Në kuadër të aksionit pranveror për pastrimin e përgjithshëm të Komunës së Gjorçe Petrovit, i cili zhvillohet në organizim të Qytetit të Shkupit, deri më tani janë deponuar rreth 70 metra kub mbeturina të rënda në kontejnerë të veçantë të vendosur nga NP "Higjiena Komunale".

Ekipet e NP "Higjiena Komunale" çdo ditë i lajnë dhe dezinfektojnë kontejnerët dhe mikrolokacionet e tyre, si dhe fshijnë dhe lajnë me dorë dhe makineri rrugët Gjorçe Petrov, Armata e Maqedonisë dhe Luka Gerov.

Njoftojmë opinionin se gjatë natës së kaluar në këtë komunë të Shkupit, nga autorë të panjohur është djegur një kontejner i plastikës me kapacitet prej 3.2 metra kub, i cili ishte i vendosur në rrugën “Gjorçe Petrov”. NP Higjiena Komunale do të vendosë kontejner të ri në këtë lokacion sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mos prishet dinamika e deponimit dhe grumbullimit të mbeturinave komunale.

Ekipet e NP "Parqe dhe gjelbërim" në kuadër të aksionit në këtë komunë janë duke rregulluar sipërfaqet e gjelbra publike, ndërsa sot kanë vazhduar me kositjen e sipërfaqeve të barit në bulevardin "Ushtria maqedonase". Është kryer krasitja dhe formësimi i vegjetacionit ndërsa nga Sektori për rreshtdrurët ekipet kanë kastruar 39 pemë në rrugën “Isaja Maxhovski”, në pajtim me Vendimet e lëshuara nga Qyteti i Shkupit.

NP "Rrugë dhe rrugica" në kuadër të aksionit të madh pranveror në komunën e Gjorçe Petrovit sot kryen riparimin e dëmeve në rrugën “Voin Drashkoviq” dhe rrugën “Kiçevska” me sipërfaqe prej 19 metrash katrorë dhe riparimin e pllakave të dëmtuara të bekatonit në shtegun e këmbësorëve në rrugën “Pekllanjë” në lagjen Damë. Gruev prej 12 metrash katrorë.

Në kryqëzimet e semaforizuar në komunën e Gjorçe Petrovit janë ndërruar sensorët e dëmtuar të semaforëve edhe atë në:kryqëzimet e rrugës Gjorçe Petrov me rrugën Kuzman Shapkarov, kryqëzimin e rrugës Gjorçe Petrov me rrugën Saraj, si dhe në kryqëzimin Luka Gerov me rrugën Nikolaj Ostrovski.

Ekipet e NP "Ujësjellës dhe Kanalizim" në terren kryejnë pastrim manual të ulluqeve, pusetave (atmosferike dhe fekale) dhe bëjnë larje me cisternë me vakuum dhe cisternë nën presion. Në rrugën "Ushtria maqedonase" sot janë kontrolluar 36 puseta, janë pastruar manualisht 15 puseta dhe 82 ulluqe, me cisternë me vakuum, është larë një linje kanalizimi prej 190 metrash dhe me cisternën nën presion janë pastruar 235 metra.

Ekipet e NP "Lajka", e cila vepron në terren në katër lokacione kyçe në komunën e Gjorçe Petrovit, deri më tani kanë kapur 8 qen.

Ndërmarrja publike "Drisla në kuadër të aksionit pranon, deponon mbeturinat komunale, mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat tjera që grumbullohen në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit.

Aksioni pranveror në Gjorçe Petrov realizohet në të gjithë territorin e komunës dhe do të zgjasë deri më 20 maj.