PAS DISA DEKADAVE, FILLOI RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS INDIRA GANDI NË SHUTO ORIZARE 18.7.2019

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit e filluan fazën e parë të rikonstruksionit të rrugës Indira Gandi në komunën Shuto Orizare. Kjo rrugë e rëndësishme do të riparohet në gjatësi prej 1.100 metrave, nga udhëkryqi me rrugën Bosnja dhe Hercegovina dhe bulevardin Sllovenia deri te rruga Kurora e Butelit.

Pas disa dekadave, do të riparohen rruga dhe një pjesë e trotuareve në rrugën Indira Gandi me qëllim që të sigurojnë infrastrukturë të mirë për qytetarët, veçanërisht në komunën ku jetojnë shumë persona me rrezik social. Punimet ndërtimore do të zgjasin 30 ditë, dhe për këtë projekt Qyteti i Shkupit do të shpenzojë rreth 16 milionë denarë. Ekipet e Qytetit të Shkupit këto ditë intensivisht janë duke punuar në rindërtimin dhe ndërtimin e një numri të madh të rrugëve dhe bulevardeve të qytetit. Shkupi meriton  infrastrukturë shumë më të mirë nga ajo që e kam gjetur kur kam ardhur për kryetar Qyteti dhe ne do të punojmë në mënyrë permanente në këtë drejtim. Qytetarët e Shkupit meritojnë standarde shumë më të larta të jetesës - tha kryetari Shilegov, në fillimin e punimeve ndërtimore për rindërtimin e rrugës Indira Gandi.

 

 

Ai, u bëri thirrje qytetarëve t'i ndjekin informatat mbi regjimin e përkohshëm të trafikut të cilat i publikon Qyteti i Shkupit dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor atz.

Shilegovi gjithashtu u bëri lutje qytetarëve për mirëkuptim derisa të zgjasin aktivitetet ndërtimore, sepse qëllimi i fundit është që Shkupi të ketë trafik funksional, modern dhe të sigurt që do të plotësojë plotësisht nevojat e qytetarëve.

Në mbikëqyrjen e punimeve ndërtimore në rrugën Indira Gandi, morën pjesë edhe kryetarët e komunave Shuto Orizare dhe Butel, Kurto Dudush dhe Velimir Smilevski.