Qyteti i Shkupit formoi Këshillin për Mbështetjen e Sipërmarrjes së Grave 18.1.2022

Sot në Qytetin e Shkupit u formua Këshilli për Mbështetjen e Sipërmarrjes së Grave, i cili në seancën e parë shqyrtoi aktin programor të Këshillit me qëllim përkushtimin më të madh për mbështetjen e grave sipërmarrësve, krijimin e politikave për buxhetim gjinor, avancimin e barazisë gjinore dhe programe për mbështetjen e grave të cilat fillojnë me historinë e tyre sipërmarrëse.

Në objektivat e tij të përgjithshme Këshilli, para së gjithash, do të krijojë politika për të lehtësuar qasjen në pjesëmarrjen e grave në veprimtaritë shoqërore. Do të veprojë në drejtim të përmirësimit të roleve gjinore dhe eliminimit të kufizimeve, dhe do të krijojë edhe mundësi për fuqizimin ekonomik të grave.  

Në objektivat e veta konkrete Këshilli do të përfshijë avancimin e perspektivës gjinore në qytetin e Shkupit,si dhe përfshirjen e disa parimeve të aspekteve gjinore në krijimin e politikave kryesore të Qytetit, mbledhjen e analizave të të dhënave specifike për gjininë, qasje të njëjtë, përfshirje të njëjtë në vendimmarrje, trajtim të njëjtë në proceset e menaxhimit.

Është e rëndësishme të punohet në buxhetimin gjinor senzitiv në Qytetin e Shkupit, i cili si instrument i politikës financiare për perspektivën gjinore do të thotë shpërndarje e drejtë e buxhetit.

Këshilli kapër qëllim krijimin e programeve dhe të mundësive për mbështetje financiare të grave sipërmarrëse, por edhe krijimin e programeve stimulative për fillimin e bizneseve të reja për gratë.

Si Këshilli i parë i këtij lloji në qytetin e Shkupit, Këshilli për mbështetjen e sipërmarrjes së grave do të punojë në zhvillimin e mëtejshëm dhe rrjetëzimin me organizatat e tjera, me qëllim ngritjen e nivelit të grave sipërmarrëse në shoqëri.