
Inspektorët e Qytetit të Shkupit filluan aksion për pastrimin dhe ndëshkimin për deponi private 18.1.2022
Inspektorët e mjedisit të Qytetit të Shkupit këto ditë filluan aksion për pastrimin dhe ndëshkimin për deponi private, përkatësisht pronë në të cilën pronarët kanë lejuar nga pakujdesia ose shkaqe lukrative krijimin e mbetjeve në komunat e Shkupit.
Në bazë të raportimeve të qytetarëve ose me iniciativën e tyre, inspektorët e mjedisit fillimisht kryejnë inspektime mbikëqyrëse, konstatojnë gjendjen në terren me procesverbal dhe lëshojnë aktvendim me të cilin obligojnë pronarët e pronave që të veprojnë sipas aktvendimit të dhënë brenda një afati të caktuar.
Nëse pronarët e pronave nuk veprojnë sipas atij aktvendimi, inspektorët do të përgatisin një aktvendim të ri, me të cilin obligohet NP “Higjiena Komunale” që të pastrojë lokacionin në fjalë. Shpenzimet e pastrimit i faturohen pronarit të pronës private që ka krijuar ose lejuar deponinë e paligjshme. Në këtë procedurë, inspektorët veprojnë në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Mbetjeve dhe Ligjin për Mjedisin Jetësor.
Gjatë javës së kaluar, pas aktvendimit të inspektorëve të mjedisit, është pastruar një deponi e paligjshme në kryqëzimin ndërmjet bulevardit “Goce Delçev” dhe rrugës “Belasica”, afër qendrës tregtare East Gate, e cila për një dekadë përbënte problem për të gjithë mjedisin.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK