
Po kryhet inspektimi i kapaciteteve për parkim në komunën e Çairit, planifikohen garazhe të reja të montuara me kate, në disa lokacione në Shkup 18.2.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski dhe drejtori i NP “Parkingu i Qytetit” Bojan Hristovski, sot inspektuan terrenin për fillimin e ndërtimit të garazheve të reja të montuara me kate, në disa lokacione, nga të cilat njëra pranë QT “Çairçanja”, në rrugën “Cvetan Dimov”, në komunën e Çairit.
Në disa lokacione në Shkup janë planifikuar parkingje të reja të montuara me kate, ndërmjet të cilëve është edhe parkingu pranë Qendrës tregtare “Çairçanja”. Bëhet fjalë për një hapësirë në të cilën është planifikuar të ndërtohet parking i montuar për të rritur numrin e vendeve për parkim në këtë pjesë të qytetit.
Me ndërtimin dhe me sigurimin e hapësirave shtesë për parkingje të reja do të zgjidhen problemet shumëvjeçare me parkimin në këtë pjesë të qytetit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK