QYTETI I SHKUPIT: MBANI MASKA DHE DORËZA KUR PERDORNI AUTOBUSËT E TRANSPORTI PUBLIK 18.3.2020

Qyteti i Shkupit rekomandon përdoruesit e autobusëve publik që të përdorin pajisje personale mbrojtëse - maska dhe doreza. Ky rekomandim është në përputhje me masat për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga përhapja e koronavirusit.

Qyteti i Shkupit i rikujton qytetarët se të gjitha automjetet e NQP- Shkup, i janë nënshtruar  trajtimit shtesë të dezinfektimit që prej para dy javëve. Përkatësisht, çdo automjet, pavarësisht a ka qarkulluar gjatë gjithë ditës në një linjë të caktuar ose vetëm një herë, i nënshtrohet dezinfektimit shtesë, si një nga masat për mbrojtje nga koronavirusi. Automjetet dezinfektohen me spërkatje me mjete adekuate me bazë alkooli dhe Dezintal 10%, si dhe bëhet dezinfektimi manual i pjesëve të caktuara të automjetit. Secili automjet trajtohet me dezinfektim shtesë një herë, para kyçjes së tij në qarkullim ose më pas, në varësi të dinamikës dhe orarit të transportit publik.

Përndryshe, dezinfektimi i rregullt i brendshëm i autobusëve kryhet çdo ditë përmes të ashtuquajturit kujdes i rregullt ditor (pastrim, larje) e automjeteve. Automjetet trajtohen me dezinfektues adekuat ekologjik. Secili automjet i nënshtrohet kujdesit ditor para se të lëshohet në trafik.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që të sillen me përgjegjësi deri sa ndodhen në autobus, dhe të ruajnë dhe deponojnë mbeturinat e tyre në shportën më të afërt për mbeturina pas daljes nga autobusi. Këto rekomandime kanë për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës publike dhe të mbrojnë shëndetin e qytetarëve.