DEZINFEKTIM I RRUGËVE NË ÇARSHINË E VJETËR TË SHKUPIT 18.3.2020

Për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, Qyteti i Shkupit realizoi sot aksion për  dezinfektim në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Ekipet e NP "Higjiena Komunale" dezinfektuan të gjitha rrugët e brendshme dhe pjesë të Çarshisë, duke përdorur një automjet special komunal për këtë qëllim.

Aktivitetet për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve publike në qytet kanë për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës publike dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga përhapja e koronavirusit.