JANË ASFALTUAR SHTIGJET NË BULEVARDIN VIDOE SMILEVSKI BATO 18.3.2022

Ekipet e Ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” – Shkup, sot përfundojnë me asfaltimin e shtegut për biçikleta dhe këmbësorë në bulevardin Vidoe Smilevski Bato përballë marketit Zhito, në Komunën e Aerodromit në drejtim nga bulevardi Ekspedita e Shkurtit drejt bulevardit Serbia.

Në gjatësi totale prej 800 m2, janë vendosur 120 ton asfalt dhe janë niveluar tre puseta të kanalizimeve. Gjatë ditëve në vijim do të shënohet sinjalizimi horizontal i shtigjeve dhe do të vendoset sinjalizimi vertikal.

Në pjesën e mesme do të rregullohet sipërfaqja e gjelbër (gjelbërimi i mesëm) që është nën kompetencë e NP “Parqe dhe Gjelbërimi”- Shkup. Gjatë periudhës së ardhshme në këtë pjesë do të kryhet lidhja me shtigjet ekzistuese.

Me përfundimin e ndërtimit të shtigjeve mundësohet lëvizja papengesa dhe e sigurt e qytetarëve në këtë pjesë të qytetit.