VAZHDOJNË AKTIVITETET PËR NDËRTIMIN E TROTUAREVE DHE SHTIGJEVE PËR BIÇIKLETA NË BULEVARDIN SERBIA 18.3.2022

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” këto ditë në bulevardin Serbia asfaltuan një pjesë të shtegut për këmbësorë dhe biçikleta, gjegjësisht 600 metra katrorë, sipërfaqe e cila ishte përgatitur me shtresë tamponi dhe skajore të vendosura. Për asfaltimin e kësaj pjese të shtegut janë përdorur rreth 100 tonë asfalt.

Ndërtimi i shtegut të biçikletave dhe këmbësorëve është në drejtim nga bulevardi Ekspedita e Shkurtit drejt bulevardit ASNOM me sipërfaqe të përgjithshme prej 3.400 metra katrorë.

Gjatë ditëve në vijim ekipet do të vazhdojnë me fazën vijuese, gërmimin e materialit të dheut dhe përgatitjen e sipërfaqes për asfaltim, ndërsa pas përfundimit të asfaltimit NP “Parqe dhe Gjelbërime” do të rregullojë pjesën anësore dhe të mesme me sipërfaqe të re të gjelbër.

Në asfaltim mori pjesë edhe drejtori i NP “Rrugë dhe rrugica”, Boris Nastov, i cili mbikëqyri punimet ndërtimore në terren.