Ekspertë të Fakultetit të Pylltarisë do të punojnë me Qytetin e Shkupit për ruajtjen dhe rritjen e gjelbërimit 18.4.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, Arkitekturës së Peizazhit dhe Eko-Inxhinierisë "Hans Em", prof. dr. Kiril Sotirovski Shkup, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për të mundësuar avancimin dhe zhvillimin në fushën e pylltarisë, mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor, duke përfshirë aspektet që kanë të bëjnë me gjelbërimin urban, punën hulumtuese shkencore, si dhe trajnime për transferimin e njohurive në fushat e lartpërmendura.

- Ne kemi një qasje sistematike ndaj mbrojtjes së gjelbërimit ekzistues në qytet, drejt planifikimit dhe ngritjes së sipërfaqeve të reja të gjelbra, mbjelljes së pemëve të reja dhe mbrojtjes së mjedisit. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, formohen grupe pune në të cilat marrin pjesë ekspertë nga sektorët për çështje komunale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit, NP “Parqe dhe Gjelbërim” dhe Fakulteti i Pylltarisë, të cilët do të punojnë në vlerësimin e pemëve në qytet. Me këtë qasje nuk do të lejojmë që të mënjanohet asnjë pemë e shëndetshme, dhe po ashtu me mbështetjen e duhur dhe duke bartur njohuri nga fakulteti, do të mundësohet që pemët e reja të mbillen me cilësi dhe me sukses, theksoi kryetarja Arsovska në nënshkrimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.

Sipas memorandumit, Qyteti i Shkupit dhe Fakulteti do të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve në fushën e gjelbërimit dhe mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor, duke përfshirë aspektet e mëposhtme:

-gjelbërimi urban (dendroflora urbane, projektimi dhe ngritja e sipërfaqeve të gjelbra,

-mbrojtja dhe kultivimi i gjelbërimit urban dhe kulturave të luleve,

-vlerësimi i shëndetit të bimëve, mbrojtja fitopatologjike dhe entomologjike, analiza pedologjike,

-prodhimi i fidanëve dekorativë, objekte dhe elemente infrastrukturore parku),

- gjelbërimi jashtë qytetit (planifikimi, pyllëzimi dhe kultivimi, aspektet shëndetësore të gjelbërimit, mbrojtja e pyjeve dhe gjelbërimit, ekologjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, mbrojtja e tokës nga erozioni, rregullimi i rrjedhave të rrëmbyeshme ujore, deponive dhe tokave djerrë me theks në aspektet biologjike, menaxhimi me rrezikshmëritë dhe  rreziqet nga disa fatkeqësive natyrore, dendroflora peri-urbane),

-makineri dhe mekanizim,

-baza e të dhënave për gjelbërimin,

-aspekte socio-ekonomike të gjelbërimit,

-vlerësimi strategjik i ndikimit mbi mjedisin,

-punë në terren dhe kërkimore-shkencore si dhe trajnime për transferimin e njohurive në fushat e përmendura.