
U ZGJODHËN FITUESIT E ÇMIMIT "13 NËNTORI" TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2019 18.10.2019
Këshilli për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit, sot pas votimit të fshehtë, edhe zyrtarisht i shpalli fituesit e Çmimit "13 Nëntorit" të Qytetit të Shkupit për vitin 2019. Votimin e fshehtë e realizoi Komisioni i emëruar nga Këshilli, i përbërë si nga: kryetar Vangelina Mojanoska dhe anëtarët: Gazanfer Bajram, Loreta Georgievska-Jakovleva, Sevdail Demiri, Halil Zendeli, Branko Cvetkovski, Violeta Tomovska, Petre Arsovski, Ljubisha Stankoviç, Danica Stojanova dhe Rolando Kutirov.
Fituesit e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit për vitin 2019 janë:
Nga fusha e shkences
Prof. Dr. HRISTINA SPASEVSKA
Profesor në Fakultetin e elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit
"Universiteti Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup
-për arritjet në shkencë, teknikë dhe ekonomi në fushën e burimeve të rinovuese të energjisë dhe efikasitetit energjetik
Në fushën e veprimtarisë humanitare
Prof. Dr. ZHIKICA GJORGJIEVSKI
Doktor stomatolog
-për mbështetjen e vazhdueshme të personave në rrezik social
Nga fusha e kulturës
Dr. Dita Starova KERIMI
Drejtoreshë e Galerisë kombëtare
-për kontribut të veçantë në kulturën dhe zhvillimin e përgjithshëm dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit
Në fusha e artit
FROSINA ZAFIROVSKA
Kustos këshilltar në pension
-për arritje të rëndësishme në fushën e veprimtarisë muze, artet pamore, arkitekturës dhe dizajnit
BISERA ÇADLLOVSKA
Dirigjent
-për krijimtari të vazhdueshme të suksesshme në fushën e artit muzikor
Nga fusha e publicistikës
- ERINA BOGOEVA
Fotograf
-për përpilimin dhe botimin e monografisë me fotografi "Shkupi” - Arkitektura si skulpturë fotografike (1963-1990)"
- ALEKSANDAR TRAJKOVSKI
Pedagog muzikor, hulumtues dhe publicist
-për kontribut të rëndësishëm në fushën e kulturës, artit dhe letërsisë me botimin e librit "Muzika në filmin artistik e Maqedonisë nga Frosina e Llazarit"
Në fushën e sportit
1. KLUBI I KARATES “RABOTNICKI” SHKUP
Personi juridik
-për 50 vjet ekzistencë dhe rezultate të larta sportive si në rrafshin vendor ashtu edhe ndërkombëtar
2. ALILI BESIR
Sportist -mundje
- për vendin e parë në Kampionatin Evropian të mundjes për kadetë
Nxënës dhe studentë
1. ANA MARIJA ATANASOVSKA
Nxënëse në SHMQSH "Rade Jovçevski-Korçagin" -Shkup
-për rezultate të arritura në aktivitete jashtë-mësimore
STEFAN STOJKOVIÇ
Nxënës në SHMQSH "Rade Jovçevski-Korçagin" -Shkup
-për arritje të suksesshme në mësime dhe aktivitete jashtëshkollore dhe kontribut të veçantë për afirmimin e qytetit të Shkupit në botë
Çmimi “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë dhe në botë.
Çmimi për arritje të rëndësishme për qytetin e Shkupit mund t'u ndahet edhe personave fizik dhe juridik nga shtete të tjera. Gjithashtu, Çmimi u ndahet edhe Studentëve dhe nxënësve për punë krijuese ose arritje të suksesshme në kontinuitet në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që përbëjnë një kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK