U ZGJODHËN FITUESIT E ÇMIMIT "13 NËNTORI" TË QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2019 18.10.2019

Këshilli për ndarjen e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit, sot  pas votimit të fshehtë, edhe zyrtarisht i shpalli fituesit e Çmimit "13 Nëntorit" të Qytetit të Shkupit për vitin 2019. Votimin e fshehtë e realizoi Komisioni i emëruar nga Këshilli, i përbërë si nga: kryetar Vangelina Mojanoska dhe anëtarët: Gazanfer Bajram, Loreta Georgievska-Jakovleva, Sevdail Demiri, Halil Zendeli, Branko Cvetkovski, Violeta Tomovska, Petre Arsovski, Ljubisha Stankoviç, Danica Stojanova dhe Rolando Kutirov.

 

 

Fituesit e Çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit për vitin 2019 janë:

Nga fusha e shkences

 

Prof. Dr. HRISTINA SPASEVSKA

Profesor në Fakultetin e elektroteknikës dhe teknologjive të informacionit
        "Universiteti Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup

            -për arritjet në shkencë, teknikë dhe ekonomi në fushën e burimeve të rinovuese të energjisë dhe efikasitetit energjetik

 

 Në fushën e veprimtarisë humanitare

  Prof. Dr. ZHIKICA GJORGJIEVSKI
     
     Doktor stomatolog

      -për mbështetjen e vazhdueshme të personave në rrezik social

 

 

Nga fusha e kulturës

Dr. Dita Starova KERIMI

     Drejtoreshë e Galerisë kombëtare

   -për kontribut të veçantë në kulturën dhe zhvillimin e përgjithshëm dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit

 

Në fusha e artit

FROSINA ZAFIROVSKA
  
Kustos këshilltar në pension

-për arritje të rëndësishme në fushën e veprimtarisë muze, artet pamore, arkitekturës dhe dizajnit

 

BISERA ÇADLLOVSKA
 
   Dirigjent

-për krijimtari të vazhdueshme të suksesshme në fushën e artit muzikor


 Nga fusha e publicistikës

 

  1. ERINA BOGOEVA
    Fotograf

    -për përpilimin dhe botimin e monografisë me fotografi "Shkupi” - Arkitektura si skulpturë fotografike (1963-1990)"

 

 

  1. ALEKSANDAR TRAJKOVSKI
    Pedagog muzikor, hulumtues dhe publicist

    -për kontribut të rëndësishëm në fushën e kulturës, artit dhe letërsisë me botimin e librit "Muzika në filmin artistik e Maqedonisë nga Frosina e Llazarit"

 

 

Në fushën e sportit

1. KLUBI I KARATES “RABOTNICKI” SHKUP
      Personi juridik
    
-për 50 vjet ekzistencë dhe rezultate të larta sportive si në rrafshin vendor ashtu edhe  ndërkombëtar

  2. ALILI BESIR
      Sportist -mundje

     - për  vendin e parë në Kampionatin Evropian të mundjes për kadetë

 

 

 

 

Nxënës dhe studentë
 
1. ANA MARIJA ATANASOVSKA

  Nxënëse në SHMQSH "Rade Jovçevski-Korçagin" -Shkup

     -për rezultate të arritura në aktivitete jashtë-mësimore


 STEFAN STOJKOVIÇ

    

Nxënës në SHMQSH "Rade Jovçevski-Korçagin" -Shkup

-për arritje të suksesshme në mësime dhe aktivitete jashtëshkollore dhe kontribut të veçantë për afirmimin e qytetit të Shkupit në botë

 

 

Çmimi “13 Nëntori” i Qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë dhe në botë.

Çmimi për arritje të rëndësishme për qytetin e Shkupit mund t'u ndahet edhe personave fizik dhe juridik nga shtete të tjera. Gjithashtu, Çmimi u ndahet edhe Studentëve dhe nxënësve për punë krijuese ose arritje të suksesshme në kontinuitet në aktivitetet shkollore dhe jashtëshkollore që përbëjnë një kontribut të veçantë për përparimin dhe afirmimin e Qytetit të Shkupit.