RRUGA LAZAR LIÇENOSKI DHE VOSTANIÇKA NGA NESËR TË HAPURA PËR PERDORIM - QYTETI I SHKUPIT I PËRFUNDOI RIKONSTRUKSIONET NË KOHË REKORDE 18.10.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit e përfundoi në kohë rekorde rikonstruksionin e rrugës Lazar Liçenoski te Kalaja e Shkupit. Rruga u rikonstruktua në pjesën nga QSR "Kale" në kryqëzimin me bulevardin Nikolla Karev, e cila është faza e dytë e rindërtimit të kësaj rruge të rëndësishme. Në këtë pjesë, u krye rikonstruksioni i plotë i rrugës në gjatësi prej 1.300 metrash, rindërtimi dhe zgjerimi i trotuareve ekzistuese, si dhe zëvendësimi i skajoreve të dëmtuara.

Me aplikimin e shtresës së fundit të asfaltit në rrugën Vostaniçka në komunën e Kisella Vodës, ekipet e Qytetit të Shkupit përfunduan rikonstruksionin e kësaj rruge të rëndësishme, në shtrirjen nga rruga Crniçe deri në rrugën Shën. Naum i Ohrit. Në periudhën e kaluar në këtë pjesë e gjatë 1,100 metra, rruga dhe skajoret u riparuan dhe trotuaret u rikonstruktuan duke I zëvendësuar pllakat e begatonit, por u bënë edhe 76 lidhje të reja në rrjetin e ujësjellësit për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor të ujit. Rruga Vostaniçka është një vazhdim i rrugëve Bihaçka dhe Crniçe, të cilat ishin lëndë e rindërtimit vitin e kaluar.

Gjatë ditës së sotme, do të përfundojë rikonstruksioni i rrugës Nikolla Karev afër Stacionit të ri hekurudhor, në pjesën me bulevardin Kuzman Josifovski Pitu dhe në bulevardin Brigada e tretë maqedonase, me çka do të përfundojnë plotësisht tre rrugë të Shkupit. Përgjatë rrugës, përveç rikonstruksionit të asfaltit nga rruga në gjatësi 510 metra, janë rikonstruktuar trotuaret, janë niveluar ulluqet dhe pusetat atmosferike, si dhe janë zëvendësuar skajoret e dëmtuara. Me depërtimin e rrugës Eseninova, rindërtimi i kësaj rruge, dhe përmes rrugës Belasica, Qyteti i Shkupit lidh tre komuna Kisella Vodën, Qendrën dhe Gazi Baba, ndërsa udhëtimi nga bulevardi Boris Trajkovski deri te qarkorja Kontinental pritet të shkurtohet për më shumë se 10 minuta.