QYTETI I SHKUPIT VAZHDON THIRRJEN PUBLIKE PËR SUBVENCIONE PËR KONDICIONERË INVERTERË 18.10.2020

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se nga data 17.10.2020, e shtunë, vazhdon thirrjen e shpallur publike për subvencione për kondicionerët inverter për ngrohje e amvisërive, ku qytetarët do të mund të aplikojnë onlajn.

Pasi që Qyteti i Shkupit i përpunoi kërkesat e arritura 4.282 për subvencione dhe e vërtetoi se nuk janë shterur të gjitha mjetet e ndara për këtë qëllim, e njofton publikun se thirrja vazhdon dhe i fton qytetarët të aplikojnë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për ajër më të pastër në Shkup.

Thirrja publike për dhënien e subvencioneve për kondicionerët inverter për ngrohjen e amvisërive i përfshin qytetarët që kanë blerë inverter nga 01.01.2020, deri në ditën e shterimit të mjeteve financiare.

Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2020 parasheh 322 milion e 400 mijë denarë për këtë qëllim, të siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këto mjete pritet të zëvendësohen rreth 5,300 stufa me inverterë, pra rreth 5.000 oxhakë më pak në luginën e Shkupit. .

Në përputhje me kushtet në këtë thirrje publike për shkak të situatës me koronavirusin, të gjithë banorët (amvisëritë) në territorin e Qytetit të Shkupit të cilët nuk kanë përdorur subvencione për ngrohjen e shtëpisë së tyre nga Qyteti i Shkupit dhe të cilët nuk kanë lidhje ose mundësi për lidhje me ngrohjen qendrore, kanë mundur të aplikojnë onlajn në ndërtesën ku do të instalohet inverteri.

Risi këtë vit është se për të marrë subvencione për inverterët, qytetarët do të duhet të dorëzojnë vullnetarisht dhe pa kompensim stufat ekzistuese për dru, qymyr, mazut, naftë, dhe deri më tani mbi 1.000 stufa janë dorëzuar në pikat në Saraj, Shuto Orizare dhe në pikën e riciklimit në oborrin i NP "Higjiena Komunale" në Karposh. Aksioni në komunën e Karposhit filloi dje, dhe do të zgjasë sot dhe nesër nga ora 10 deri në ora 16.

Mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerë neto jo më shumë se 62,000 denarë.

Gjatë dy viteve të ardhshme, në përputhje me kushtet e thirrjes publike, inspeksioni i qytetit ose shtetit mund të inspektojë personat që kanë marrë  subvencion, për të parë nëse ata vërtet përdorin inverterët ose nëse është kryer ndonjë mashtrim, për të cilin do të fillohet procedurë për kthimin e mjeteve.

Të gjitha informatat në lidhje me thirrjen, si dhe formularët për aplikim elektronik mund të gjenden në lidhjen e mëposhtme: https://skopje.gov.mk/mk/apliciraj/subvencii/

Aplikimi onlajn: https://www.surveymonkey.com/r/gradskopje-inverter2020