RRESHTDRURI NË RRUGËN MAKSIM GORKI RIPËRTËRIHET ME 18 QERSHI JAPONEZE 18.11.2019

Në suaza të sezonit të mbjelljes vjeshtore, sot në rrugën "Makaim Gorki" u mboll një rreshtdrurësh me 18 fidanë shumëvjeçarë me cilësi të lartë të llojit të qershisë japoneze (si donacion nga punonjësit e zyrës lokale të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Republikën e Maqedonisë së Veriut).

 

 

- Në emër të Qytetit të Shkupit, dëshiroj t'ju falënderoj punonjësve të zyrës lokale të BERZH-it për këtë gjest human që do të thotë shumë për Qytetin e Shkupit. Ne po punojmë intensivisht për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra në Shkup, ndërsa këtë vjeshtë i kushtuam vëmendje të veçantë rinovimit të atyre ekzistues dhe formimit të rreshtdrurëve të rinj që i duhen shumë qytetit tonë - tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

 

 

"Më gëzon fakti se shumë kompani më të përgjegjshme shoqërore kanë treguar interes për dhurime në pjesën e gjelbërimit të qytetit, që është vetëm një dëshmi tjetër që gjithnjë e më shumë po ngritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e sipërfaqeve të gjelbra për mjedisin jetësor në qytet", tha kryetari Shilegov.

 

 

- Këto drurë të bukur simbolizojnë relacionin tonë me qytetin dhe kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup. Ky është prioriteti për BERZH-in, që veç më ka investuar në mbështetjen e planeve të Qytetit për transport më të pastër publik dhe po punon me autoritetet e qytetit dhe komunave në Planin e aksionar për Qytet të Gjelbër, i cili njëkohësisht do të ofrojë zgjidhje sistematike për investime dhe politika të reja - tha Andi Aranitasi, drejtor i BERZH Maqedonia e Veriut.