
Qyteti i Shkupit ekskluzivisht është kompetent për miratimin e PPU, ndërsa procedurat për Planin e Detajuar Urbanistik i miraton Komuna e Karposhit 18.12.2021
Qyteti i Shkupit nuk ka marrë pjesë në procedurën për anulimin e planit të mëparshëm urbanistik në komunën e Karposhit, që të merr çfarëdo përgjegjësie për çfarëdo dëmi të shkaktuar për shkak të suspendimit të planit të mëparshëm urbanistik, as nuk ka marrë pjesë në procedurën për shitjen e tokës.
Kryetari i Karposhit në vend që fajin ta kërkojë te paraardhësi i tij, po përpiqet të ushtrojë presion medial dhe institucional mbi Qytetin për mendim pozitiv për një plan urbanistik të caktuar.
Qyteti i Shkupit është ekskluzivisht përgjegjës për miratimin e Planit të Përgjithshëm Urbanistik, ndërkaq në procedurat për Planin Detal Urbanistik jep vetëm mendim për të, përveç institucioneve tjera siç janë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Agjencia për Kadastër të Patundshmërive dhe të tjerat, dhe më e rëndësishmja, miratuesi përfundimtar i çdo plani të detajuar urbanistik është Këshilli i Komunës Karposh.
Si Qytet i Shkupit i kemi parasysh kërkesat dhe nevojat e banorëve të Shkupit dhe në asnjë rast nuk do të lejojmë që të veprohet kundër interesave të banorëve të Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK