Rritet siguria në rrugën Koce Metalec 19.2.2022

Me urdhër të Qytetit, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” këto ditë kanë ndërtuar vendkalime të ngritura për këmbësorë në rrugën “Koce Metalec” për të përmirësuar sigurinë në komunikacion në këtë pjesë të qytetit. Vendkalimet e ngritura për këmbësorë do të ulin shpejtësinë e automjeteve dhe do të rrisin sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës. Është shënuar sinjalizimi horizontal i vendkalimeve të këmbësorëve, si dhe janë vendosur shtylla mbrojtëse për siguri shtesë.

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP “Rrugë dhe rrugica” janë çdo ditë në terren dhe kryejnë intervenime, ndërrim apo vendosje të sinjalistikës shtesë të komunikacionit kudo që qytetarët kanë raportuar problem dhe është në kompetencë të tyre.