U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR FINANCIMIN E QENDRËS PËR ZHVILLIMIN E RAJONIT PLANOR TË SHKUPIT PËR VITI 19.8.2019

Kryetari Petre Shilegov së bashku me Ministrin e vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski dhe Kryetarët e Komunave të Rajonit planor të Shkupit nënshkruan sot marrëveshjen për financimin e Qendrës për zhvillimin e Rajonit planor të Shkupit për vitin 2019.

- Mjetet që janë ndarë si dhe mjetet që i ndan Qyteti i Shkupit në rajonin planor të Shkupit mund t’i ndihmojnë komunat që nuk janë në kufijtë administrativë të Shkupit, por gjeografikisht i përkasin luginës së Shkupit. Qyteti i Shkupit në ciklin e investimeve prej mbi 8 milion euro që ka bërë këtë vit mund të ndihmojë vetëm komunat që janë pjesë e kufijve administrativë të qytetit tonë, por me mjetet që i paguajmë në rajonin planor të Shkupit, indirekt po e mbështesim zhvillimin edhe të komunave tjera.  Për mua do të jetë imperativ  që përmes Rajonit planor të Shkupit të fillojmë të punojmë së bashku me komunat që nuk janë pjesë e Qytetit të Shkupit, veçanërisht në masat që duhet t’i ndërmarrin në periudhën që vjen, në periudhën e dimrit, në lidhje me ndotjen e ajrit. Kam përshtypjen se jemi duke u përqendruar vetëm në qendër të Shkupit kur flasim për burimet e ndotjes, por natyra nuk njeh kufij gjeografikë, për shembull Çuçer Sandeva, Ilindeni, Petroveci, Haraqina janë pjesë e luginës së Shkupit dhe ato kontribuojnë në ndotjen e ajrit. Do të kërkojë përmes Rajonit planor të Shkupit dhe Ministrisë së vetëqeverisjes lokale të fokusohen masa serioze për banorët e këtyre komunave me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës jo vetëm në Shkup, por edhe në të gjithë luginën e Shkupit - tha sot Shilegovi, në nënshkrimin e marrëveshjes në hapësirat e Odës ekonomike të Maqedonisë.

Si kryetar i BNJVL-së, Shilegovi e përshëndeti iniciativën e Ministrit të vetëqeverisjes lokale dhe tha se do të punojnë së bashku në grupet e punës për të vazhduar proceset e decentralizimit në vendin tonë.



- Përveç rritjes së kompetencave do të gjejmë edhe mënyra për të rritur fondet që do të ndjekin këto kompetenca. Pres që deri në fund të këtij viti të përfundojë ky proces dhe  gjatë vitit të ardhshëm të vazhdojmë me procesin e decentralizimit. Qyteti i Shkupit do të vazhdojë ndihmën dhe bashkëpunimin me komunat e Rajonit planor të Shkupit sepse qëllimi përfundimtar i të gjithë neve është të përmirësojmë kushtet e jetesës së qytetarëve tanë - theksoi kryetari Shilegov.