MBAHET SEANCA E 40 –TË E KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 19.9.2019

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme do të shqyrton dhe diskutojë për më shumë propozim-vendime dhe programe për punën e Qytetit të Shkupit. 

Në seancën e sotme do të diskutohet për: propozim-vendimin për ndryshim të radhitjes së mjeteve në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2019; propozim-vendimin për dhënie në shfrytëzim të pronës së patundshme – objektit afarist IP Muzeu i Qytetit të Shkupit – Shkup; propozim-vendim për lirimin nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të kopshtit të fëmijëve; propozim-vendim për dhënie pëlqim Vendimit për ndryshim të Programit për investime të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për vitin 2019; vendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit drejtues të NP “Higjiena komunale” – Shkup; Propozim – vendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit drejtues të NP “Parkingu i qytetit” – Shkup; Propozim – vendim për shkarkim dhe emërim të anëtarit të Këshillit mbikëqyrës të IP “Qendra kulturore rinore” – Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut; Propozim – vendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesit të Qytetit të Shkupit në Këshillin e Shkollës në SHMQSH “Mihajllo Pupin” – Shkup;  Propozim – vendim për shkarkim dhe emërim të përfaqësuesit të Qytetit të Shkupit në Këshillin e Shkollës në SHMQSH “Shaip jusuf” – Shkup; Propozim – vendim për propozim të përfaqësuesit të Qytetit të Shkupit në Këshillin drejtues të IP për fëmijë Kopshti i fëmijëve “Fidani” – Komuna e Çairit,Shkup; Propozim – Plani për avancim të komunikacionit të çiklizmit për vitet 2019-2021.

Pervec kësaj, në seancën e sotme këshilltarët do të diskutojnë edhe për: propozim-vendimin për dhënie pëlqim Planit për ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor në Qytetin e Shkupit për vitin 2019;Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për ndryshim të Programit për investime të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup për vitin 2019; Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit për ndryshim dhe plotësim të Planit vjetor në Qytetin e Shkupit për vitin 2019; Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor punësime të NQP “Shkup” – Shkup për vitin 2020;  Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësime të NP “Higjiena komunale” – Shkup për vitin 2020; Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësime të NP “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup për vitin 2020; Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësime të IP “Muzeu i Qytetit të Shkupit” – Shkup për vitin 2020; Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësime të IP “Qendra kulturore informative” – Shkup për vitin 2020;

Gjithashtu këshilltarët sot do të diskutojnë edhe për raportet vjetore për punën e shkollave të mesme dhe të konvikteve të Qytetit të Shkupit për vitin shkollorë 2018/2019, si dhe për Programet për punën e shkollave të mesme dhe të konvikteve të nxënësve të Qytetit të Shkupit për vitin shkollorë 2019/2020