SHILEGOV:PASDITE EJANI TE REKORDI, RRUGA DO TË JETË ZONË PËR KËMBËSORË 19.9.2019

Kryetari Shilegov i fton qytetarët në Velofiestën e madhe që do të mbahet sot pasdite në rrugën Dimitrija Çupovski, te "Rekord", në suaza të shënimit të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2019. Rruga e Dimitrija Çupovski do të mbyllet sot (19.09.2019) për trafik, dhe nga ora 19:00 në korsitë e saj do të organizohet shoqërim dhe argëtim në ambient të hapur, me pije freskuese dhe përmbajtje për fëmijët.

- Ejani së bashku të ndiejmë hapësirën e hapur dhe të shohim se si do të duket Ringu i Vogël në të ardhmen, i liruar nga trafiku i motorizuar. Sillni edhe fëmijët tuaj, do të ketë shumë përmbajtje argëtuese si për ata ashtu edhe për të rriturit – thotë Shilegovi.

Aktivitetet e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2019 kushtuar formave alternative të transportit janë organizuar nën moton "Ec me ne". Partner i Qytetit të Shkupit në realizimin e këtij projekti është Shoqata e Qytetarëve "Qendra e gjelbër maqedonase", ndërsa pjesë në organizimin e aktiviteteve të shumta do të marrin pjesë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, disa komuna të Shkupit, shkollat të mesme dhe qendrat për kulturë të Qytetit të Shkupit, GIZ, Kryqi i Kuq, MPB, NTP, Këshilli republikan për sigurinë në trafik, Federata e çiklisteve në Maqedoni, Titan, si dhe disa shoqata qytetare, në mesin e të cilave: I pari në majë, Eko Svest, EKO Logik, Go green, Smart Ap, Elektromobiliteti dhe të tjerë.