Inspektim i punëve ndërtimore të mega-parkut “Dame Gruev” në Komunën Gjorçe Petrov 19.9.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot inspektoi punimet ndërtimore në Mega-Parkun “Dame Gruev” në komunën Gjorçe Petrov.

NP “Rrugë dhe Rrugica” tashmë në terren është duke punuar në rregullimin infrastrukturor të parkut, i cili po zhvillohet me një dinamikë të shkëlqyer, ndërsa Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërim” është duke kryer fazën e parë të këtij mega-parku të ri, përkatësisht nivelimin përgatitor të sipërfaqes, gërmimin dhe shënimin e plotë në përputhje me projektin për hapësirën e parkut.

Në këtë fazë po kryhet traseja e korsive për këmbësorë dhe biçikleta dhe hapësira për përmbajtjet e tjera, si dhe po vendosen instalimet e nevojshme nëntokësore.
Kryerja e aktiviteteve ndërtimore po bëhet në përputhje me afatet e paracaktuara kohore.

Sipas projektit, aktivitetet e punës dhe rregullimi hortikulturor i mega-parkut parashikon katër faza. Parku është planifikuar të përbëhet nga tre pjesë me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 30,000 metra katrorë. Në park janë planifikuar të mbillen mbi 2.200 pemë. Parku po ndërtohet në lokacionin ku u pastrua një deponi e madhe e paligjshme prej mbi 50,000 metrash katrorë.
Ky është i pari nga pesë mega-parqet që do të ndërtohen në territorin e Qytetit të Shkupit, dhe janë pjesë e programit “Për Shkupin Modern” të kryetares Danela Arsovska.