VENDOSEN UDHËRRËFYES DHE TABELA INFORMATIVE NË VONO DHE NË SKOPSKA CRNA GORA 19.11.2020

Në shtigjet e alpinizmit në Vodno dhe Skopska Crna Gora po vendosen tabela udhërrëfyese dhe tabela informative, të cilat do të mundësojnë lëvizje më të lehtë dhe më të sigurt në natyrë, si pjesë e pilot-projektit për shënjimin e shtigjeve alpinistike dhe çiklizmit nëpër Shkup. Në konferencën për media që u mbajt sot në Vodno të mesme, detajet e projektit u prezantuan nga Kryetari Petre Shilegov dhe Ambasadori i Republikës Çeke në RMV, Mirosllav Toman.

- Sot zyrtarisht fillojmë projektin e Qytetit të Shkupit të ndihmuar nga Ambasada e Republikës Çeke dhe Shoqata e Alpinizmit të RMV për hartëzimin e maleve në Shkup. Këtu, në Vodno, do të instalojmë 42 tabela udhërrëfyese dhe 6 tabela informative, dhe risi është se do të instalojmë 12 tabela udhërrëfyese dhe 2 tabela informative në Skopska Crna Gora dhe do ta transferojmë fokusin në malin tjetër që e kufizon luginën e Shkupit. Qëllimi është të ndihmojmë qytetarët e Shkupit dhe vizitorët e Vodnos duke instaluar sinjalizim të ri dhe cilësor, dhe ta bëjmë lëvizjen më të lehtë, më të thjeshtë dhe më të qartë. Ju tashmë e dini që këtu në Vodno kemi bërë shtegun e parë tatëpjetë për çiklizmin malor, jemi në proces të formimit të dy shtigjeve të tjera biçikletash, gjë që e vendos Vodnon në hartën turistike të qytetit. Pres që me këto përgatitje që po bëjmë tani, pas përfundimit të pandemisë kur qytetarët, por edhe turistët, do të fillojnë të lëvizin, ne do të kemi sukses që Shkupi dhe Vodno të bëhen tërheqës për vizitorët - tha sot kryetari Shilegov.

Ai rikujtoi se kur tre para viteve Qyteti i Shkupit filloi me parkimin e organizuar në Vodno, u tha që mjetet që do të rrjedhin nga pagesa e parkimit do të kthehen për rregullimin e malit.

- Kjo është një mundësi e mirë për të thënë se deri më tani kemi mbledhur rreth 90.000 euro nga pagesa e parkimit në Vodno dhe ato fonde do të investohen për të përmirësuar infrastrukturën e këtij mali. Dëshiroj të falënderoj Ambasadën Çeke dhe një grup alpinistësh çekë që ndajnë përvojën e tyre me Shoqatën e Alpinizmit, por edhe me punonjësit e Sektorit për Zhvillim Ekonomik Lokal. Pikërisht për shkak të cilësisë që ata implementojnë në vendin e tyre, mund të themi se po sjellim ngadalë standardet evropiane në malin tonë," theksoi Shilegov.

Ambasadori Toman shpjegoi sot se Republika Çeke është e njohur si vend me një sistem të zhvilluar të shtigjeve të formuara dhe të shënuara për alpinistët, çiklistët ose skiatorët.

- Ideja jonë ishte të transferonim njohuritë tona këtu dhe t'i lidhim njerëzit të punojnë së bashku. Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend i bukur, me natyrë të bukur, male dhe liqene dhe duhet të mendoni se si të tërhiqni sa më shumë turistë ta vizitojnë atë. Sa më shumë harta dhe shtigje të keni për banorët local, por edhe për turistët, aq më shumë njerëz do të vijnë dhe do të njihen me këtë vend të bukur," tha sot Toman.

Pilot-projekti i Federatës së Alpinizmit për shënjimin e shtigjeve alpinistike dhe çiklizmit nëpër Shkup mbështetet nga Qyteti i Shkupit dhe Ambasada Çeke përmes programit të Republikës Çeke për zhvillimin dhe bashkëpunimin për financimin e projekteve të vogla.