U shpallën sportistët më të mirë të Qytetit të Shkupit për vitin 2022 19.12.2022

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me “Lidhjen e Sporteve të Shkupit, në prani të një numri të madh të sportistëve, trajnerëve dhe ekipeve sportive, tradicionalisht ndau çmimet vjetore për sportistët më të mirë. Çmimet “Sportisti i Vitit për Vitin 2022” i ndanë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe Zoran Stojanoviq, kryetar i Lidhjes së Sporteve të Shkupit.


10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë senior për (meshkuj dhe femra) janë:


Dejan Georgievski nga Klubi i Taekuondos “Butel”,
Boban Ilioski nga Klubi i Kik-Boksit “Kampion”
Filip Dodevski nga Klubi i Taekuondos “Butel”
Petar Spasenovski nga Klubi i Karatesë “Makpetrol”
Viktoria Varadinova nga Klubi i Kik-Boksit “Kampion”
Meri Akievska nga Klubi “Magnus Fitnes dhe Aerobik”
Dario Ivanovski nga Klubi i Maratonës “Delta”
Veronika Kostovska nga Klubi Olimpik i Karatesë 2007
Adrijana Pop Arsova nga Klubi i Maratonës “Delta”
Angela Mojsovska nga Klubi i Karatesë “Makpetrol”


10 sportistët më të suksesshëm në kategorinë të rinj (meshkuj dhe femra) janë:
Stefan Stojanoviq nga Klubi i Karatesë Makpetrol
Omer Memedi nga Klubi i Mundjes “Liria 2010”
Nelson Uzeir i Klubit i Kik-Boksit “Kampion”
Vitomir Trajkovski nga Klubi i Karatesë “Makpetrol”
Kalin Ivanovski nga Klubi i Tenisit “Jug”
Besir Alili nga Klubi i Mundjes “Liria 2010”
Marija Petrovska nga Klubi i Karatesë “Makpetrol”
Darko Georgievski nga Klubi i Taekuondos “Butel”
Magdalena Stankovska nga Klubi i Triatlonit “Triogi Racing”
Aleksandra Simeva nga Klubi i Tenisit “MTP”


Si ekipi më i suksesshëm nga Shkupi u shpall Klubi i Karatesë “Makpetrol”, si trajner më i suksesshëm Dejan Mitrovski nga klubi i Kik-Boksit “Kampion”, ndërsa si sportisti më i suksesshëm i huaj që luan për një ekip nga Shkupi, Sandej Adetunxhi nga klubi i futbollit “Shkupi” SH.A. Shkup.


Si sportisti më i suksesshëm në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara u shpall Andrej Stojanovski nga “Lidhja për Sport dhe Rekreacion e Invalidëve të Kisela Vodës” për rezultatet e tij të jashtëzakonshme dhe fitimin e vendit të katërt për të tretën herë në not në Lojërat Olimpike Verore.