U miratua programi i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Qytetit të Shkupit 18.2.2022

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Qytetit të Shkupit i cili kujdeset për zgjidhjen e problemeve që kanë qytetarët gjatë shfrytëzimit të shërbimeve të ndërmarrjeve dhe institucioneve që kryejnë shërbime publike, dhe kujdeset për përmirësimin e marrëdhënieve të të punësuarve te ofruesit e shërbimeve ndaj konsumatorëve të shërbimeve, mbajti seancën e dytë, në të cilën shqyrtoi dhe miratoi programin për punë, qëllimi themelor i të cilit është ngritja e nivelit të mbrojtjes së konsumatorëve në territorin e Qytetit të Shkupit. 

Qëllimi themelor i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Qytetit të Shkupit është kujdesi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të konsumatorëve në nivel të Qytetit të Shkupit në lidhje me mbrojtjen e shëndetit, sigurisë, interesave ekonomike dhe për informimin e rregullt të tyre në realizimin e të drejtave. Këshilli studion rregullativën juridike ekzistuese dhe rekomandon ndryshime adekuate në fushën e mbrojtjes ligjore të të drejtave të konsumatorëve.