U ZGJODH FOTOGRAFIA MË E MIRE NË TEMËN #SHKUPINËSHTËPI PËR DITËN E DJESHME 19.3.2020

Kjo fotografi e Jehona Spahiut është fituese e ditës së djeshme, në konkursin e Qytetit të Shkupit për zgjedhjen e fotografi / video incizime / ose gifte nga shtëpitë e qytetarëve që janë duke e kaluar ditën në izolim vetëm, me familjet e tyre ose kafshët shtëpiake. Fotografia e Spahiut është zgjedh në konkurrencën e më shumë se 100 fotografi. Qyteti i Shkupit i uron për fitoren dhe e fton që të dërgojë porosi me të dhënat e saja personale.

Qyteti i Shkupit fton qytetarët të vazhdojnë të na dërgojnë fotografi / video incizime / gifte se si ata e kalojnë ditën në shtëpi. Qytetarët vetëm duhet të postojnë fotografinë, videon ose gif-in e tyre në faqen e fejsbukit , duke përdorur hashtagët #СкопјеДома dhe #ShkupiNëShtëpi. Kjo mjafton të marrësh pjesë në këtë konkurs kreativ. Fituesit do të postohen çdo ditë në të njëjtën faqe në fejsbuk.

Për më kreativët, Qyteti i Shkupit do të ndajë shpërblime deri në 100 euro, dhe përzgjedhja do të bëhet çdo ditë.

Të qëndrojmë në shtëpi, që ta parandalojmë përhapjen e korona virusit!