TAKIMI I SHTABIT TË KRIZËS I QYTETIT TË SHKUPIT 19.3.2020

Sot, në ambientet e Qytetit të Shkupit, mbajti takim Shtabi i krizës i Qytetit të Shkupit, i udhehequr nga kryetari Petre Shilegov.

Në takim u diskutua për adaptimin urgjent të planit aksional për dezinfektimin e rregullt ditor të sipërfaqeve publike të qytetit.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit korona, të ruajnë higjienën personale dhe të qëndrojnë në shtëpi.