
Qyteti i Shkupit me mbështetje për 51 projekte për avancimin e mbrojtjes sociale, së fëmijëve dhe shëndetësore 19.4.2022
Qyteti i Shkupit solli vendim për mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve programore të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve, nga fusha e mbrojtjes sociale, së fëmijëve dhe shëndetësore në Qytetin e Shkupit, për vitin 2022.
Projektet dhe aktivitetet programore të mbështetura nga thirrja vjetore kanë të bëjnë me prioritetet e përcaktuara në Programin për aktivitete në fushën e mbrojtjes sociale, së fëmijëve dhe shëndetësore në qytetin e Shkupit për vitin 2022, si vijon:
- Realizimi i mbrojtjes sociale të personave me aftësi të kufizuara;
- Përfshirja sociale dhe shërbimet sociale për kategoritë në nevojë të qytetarëve;
- Mundësi të njëjta për gratë dhe burrat, mosdiskriminimi, inkurajimi dhe zhvillimi i vlerave personale dhe shoqërore;
- Avancimi i mbrojtjes shëndetësore;
Në Thirrjen publike të shpallur në shkurt, organizatat depozituan kërkesa për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2022, të dedikuara për financimin e projekteve dhe aktiviteteve programore të shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve nga fusha e mbrojtjes sociale, së fëmijëve dhe shëndetësore në qytetin e Shkupit.
Lista e projekteve të mbështetura dhe aktiviteteve programore
https://skopje.gov.mk/media/8426/lista-na-proekti-socijala-2022.pdf
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK