SHKUPI MERR PJESË NË SHËNIMIN E DITËS EUROPIANE TË MUZIKËS (EUROPEAN MUSIC DAY) 19.6.2020

Këtë vit, Shkupi do të jetë një ndër 12 qytetet që do të shënojnë Ditën Europiane të Muzikës ((European music day), ku do të transmetohen koncerte online nga shumë interpretues botëror.

Organizatori kryesor i edicionit të 21-të të manifestimit "Dita Europiane e Muzikës" është Athina, e cila në këtë manifestim do të merr pjesë bashkë me 26 komuna tjera greke, ku do të transmetohen koncerte drejtpërdrejtë ose do të xhirohen posaçërisht për këtë manifestim. Këtë vit me koncertet e tyre në këtë manifestim do të  marrin pjesë edhe qytetet  Shkupi, Berlini, Budapesti, Bukureshti, Krakovi, Stambolli, Mançesteri, Milano, Lubjana, Lisbona dhe Praga.

Ngjarja do të mbahet më 21 qershor (e diel) dhe do të jetë një maratonë muzikor 10-orëshe që do të transmetohet nëpërmjet internetit (live-stream) dhe do të paraqesë udhëtim të vërtetë muzikor nëpër Europë. Të gjitha edicionet muzikore do të transmetohen në botë përmes kanaleve digjitale dhe profileve të organizatorit (European Music Day Association).

Qyteti i Shkupit dhe QKR e mbështesin këtë festival ndërkombëtar muzikor, kurse përfaqësuesi ynë do të jetë grupi Foltin

Ky është edhe një manifestim i madh ndërkombëtar kulturor në të cilin po merr pjesë Qyteti i Shkupit, që paraqet dëshmi tjetër për angazhimin tonë për ta bërë Shkupin një qytet modern europian, ku vlerat e vërteta kulturore do të jenë në nivelin më të lartë. Rikujtojmë, Qyteti i Shkupit paraqiti kandidaturë për titullin e Komisionit Europian "Kryeqytet Europian i Kulturës" në vitin 2028.