FILLON RIKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT KIRO GLIGOROV NË GAZI BABË 19.7.2021

Sot, Kryetari Shilegov mbajti konferencë për media në bulevardin Kiro Gligorov, ku filluan punimet ndërtimore për rindërtimin e tij në pjesën nga ura “Binjak” deri te kryqëzimi me rrugën Pero Nakov.

- Qyteti i Shkupit sot në Komunën e Gazi Babës zgjidh një nga problemet e pa zgjidhura asnjëherë deri më sot, respektivisht që të zhvillohet përfundimisht komuna, përgjatë bulevardit Kiro Gligorov është instaluar kanalizimi fekal, i cili do të jetë kanalizimi i parë mbi një kilometër që do të derdhet direkt në sistemin kolektor. Kanlaizimi do të jetë me gjatësi prej mbi 1 kilometër, gjegjësisht nga kjo pjesë këtu ku jemi, deri te Estokadada në Autokomandë në njërën anë, dhe në anën tjetër do të punojmë në kanalizimet atmosferike në të njëjtën pjesë, e cila do të zgjidhë plotësisht problemin, që është disa dekada i vjetër me mungesën e kanalizimit atmosferik dhe fekal në këtë pjesë e e cila është pjesë e zhvilluar industriale në qytetin tonë. Me këtë, në fakt, do të mundësojmë zhvillimin e vetë komunës edhe në pjesën industriale, por edhe në pjesën e banimit e cila është zhvilluar intensivisht në këtë periudhë. Paralelisht me ndërtimin e këtyre dy rrjeteve të kanalizimeve, në fazën e parë do të zëvendësojmë dhe rifreskojmë rrugën nga kryqëzimi Diamant deri në kryqëzimin e rrugës Pero Nakov, pra në dy kryqëzime, dhe pas përfundimit të punës së kanalizimeve do të riparojmë një pjesë të asfaltit në bulevard deri te ura “Binjak”. Ky investim do t'i kushtojë Qytetit rreth 110 milion denarë - tha Shilegov.

Ai shtoi se bëhet fjalë për aktivitete që do të kryhen në faza dhe se pjesa e parë me zëvendësimin e asfaltit do të jetë gati për më pak se një muaj, kurse pjesa tjetër e kanalizimit me riparimin e asfaltit duhet të përfundojë për disa muaj.

 - Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës është duke përgatitur dokumentacionin dhe tashmë jemi në fazën e përfundimit, për fillimin e procedurës së rindërtimit të rrugës Pero Nakov, rrugë që nuk është rikonstruktuar prej kur është ndërtuar. Ne si Qytet ngadalë po përpiqemi hap pas hapi që në mënyrë të barabartë në të gjitha pjesët e qytetit të kontribuojmë në zhvillimin e infrastrukturës dhe të përmirësojmë kushtet për jetesë urbane në qytetin tonë - tha Shilegov.

 Në fillimin e punimeve ndërtimore për rikonstruksionin e bulevardit Kiro Gligorov morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva.