JANË VENDOSUR KONTEJNERË TË POSAÇËM PËR HEDHJEN E MBETJES ORGANIKE GJATË FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT 19.7.2021

Edhe këtë vit, me rastin e festës së Kurban Bajramit, NP Higjiena Komunale-Shkup, në disa lokacione në Shkup, do të vendosë kontejnerë të posaçëm në të cilët qytetarët do të mund ta hedhin mbetjen organike.

Gjatë periudhës 19-21 korrik, do të vendosen 17 kontejnerë për hedhjen e mbetjeve organike.

Qyteti i Shkupit dhe NP “Higjiena komunale” u bëjmë thirrje besimtarëve që mbetjen e tyre organike ta hedhin vetëm në këto enë, sepse hedhja e saj në sipërfaqe publike mund ta rrezikojë seriozisht shëndetin publik dhe ta ndotë ambientin jetësor.

lista e lokacioneve ku do të vendosen kontejnerë për hedhjen e mbetjeve organike:

 

  • Komuna Shuto Orizare (stacioni i fundit i autobusit nr.19; te marketi Harbin, afër nënkalimit; në afërsi të xhamisë Hamdipasha; te Qendra e sportit)
  • Komuna Butel (në afërsi të xhamisë Fetah Efendi; në afërsi të xhamisë Bedër – Butel 1)
  • Komuna Gazi Babë (në afërsi të xhamisë në Hasanbeg; stadiumi Gazi Babë)
  • Komuna Çair (ish lokaliteti i NPHKSH; në afërsi të restorantit FA-FA; në afërsi të xhamisë së re në Çair; në afërsi të teqesë në Dyqanxhik; te selia e mëparshme e myftinisë së Shkupit në Kala)
  • Komuna Saraj (te komuna e vjetër e Sarajit; në afërsi të xhamisë së Nerezit të mesëm)