NDIQNI SHTEGUN E GJELBËR, FILLON SKOPJE LIGHT ART DISTRICT 2020 19.8.2020

Nga Ura e Gurit, përmes ndërtesës së MCM-së deri në Parkun e Qytetit – sonte në mbrëmje, në ora 20:30, fillon edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar i Artit të Dritës, Skopje Light Art District.

Festivali do të zgjasë nga data 19 deri në 22 gusht, do të zhvillohet në rutë të paracaktuar paraprakisht dhe do t'u ofrojë vizitorëve instalime të shumta ndriçuese që do të gjallërojnë objektet në qendër të qytetit.

Edicioni i tretë i Festivalit të Dritës është urë simbolike, lidhje e gjallë që bashkon artin, teknologjinë dhe shkencën, të kaluarën me të tashmen dhe të ardhmen, qytetin dhe natyrën, duke përdorur gjuhën e dritës. Këtë vit, festivali do të dërgojë mesazhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor- përmes vendimeve të përgjegjshme dhe mënyrës së jetesës për të mbrojtur natyrën dhe thesaret e saj.

Për komunikim më të lehtë, njohje me artistët dhe veprat e tyre, si dhe hartën e vendosur të lëvizjes, Skopje Light Art District ka krijuar një aplikacion Android që vizitorët mund të shkarkojnë në celularët e tyre dhe ta përdorin gjatë festivalit. Aplikimi është në dispozicion në: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.o.sklad2020

Festivali Ndërkombëtar i Artit të Dritës organizohet nga Salla Universale dhe Qyteti i Shkupit, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Institutit Francez në Shkup.

Ju ftojmë të na bashkoheni dhe të jeni pjesë e përjetimit magjik të dritës - Skopje Light Art District 2020.