QYTETI I SHKUPIT SHËNON 80 -VJETORIN E THEMELIMIT TË ARADHËS SË PARË PARTIZANE TË SHKUPIT 19.8.2021

Të hënën, 23 gusht 2021, Qyteti i Shkupit do ta shënojë 80 vjetorin e themelimit të aradhës së parë partizane të Shkupit (22 gusht 1941 - 22 gusht 2021). Programi me rastin e shënimit të kësaj date të rëndësishme në historinë tonë të re do të fillojë në orën 19 me vendosjen e luleve para Monumentit të aradhës së parë partizane të Shkupit në Karposh 3. Më pas, do të ketë shfaqje të Korit akademik "Mirçe Acev "dhe Kori akademik "Oro" nga Nishi, Serbi, si dhe projeksioni filmik “Çlirimi i Shkupit ", me regji të Rade dhe Danillo Sherbexhija.

Para kësaj, nga ora 10, do të organizohet turne historike edukative për të rinjtë në Muzeun memorial të punëtorive ilegale për prodhimin e armëve gjatë Luftës Nacionalçlirimtare (1941-1944) në Shkup.

Aradha e parë partizane e Shkupit paraqet cung të  lëvizjes së organizuar çlirimtare të popullit në Maqedoni, e cila pastaj ndiqet nga çetat partizane të Prilepit, Kumanovës, Shkupit të dytë, Velesit, Manastirit ... brigadave, batalionit "Mirçe Acev", deri në divizionet dhe trupat.

Në radhët partizane kishte 42 partizanë, 17 prej të cilëve humbën jetën gjatë luftës, dhe tre prej tyre - Aleksandar Urdarevski, Rade Jovçevski -Korçagin dhe Boro Petrushevski u shpallën heronj kombëtarë.