DIKUR PËRPLOT ME AUTOMJETE, E SOT HAPËSIRË PUBLIKE E HUMANIZUAR NË RINGUN E VOGËL 19.11.2019

Sipërfaqja për këmbësorë përpara objektit të Postës kryesore në qendër të qytetit prej sot ka një pamje të re - është ndërtuar korsi e re biçikletash, janë vendosur stola dhe koshat për mbeturina, si dhe zhardinere me gjelbërim dekorativë me sistem të ujitjes.

 

 

- Qyteti i Shkupit përmes NP “Parqet dhe gjelbërimi” dhe ndërmarrjeve të tjera publike punon për të liruar hapësirën publike për nevojat e këmbësorëve dhe të çiklistëve, por edhe në rregullimin e gjelbërimit në qytetin tonë. Ndodhemi në vendin ku vitin e kaluar kemi mbjellë 16 drunj me sistem për ujitje për t'i mbrojtur këto drurë. Këtë vit e bëmë këtë zhardiniere të mrekullueshme që do të ndajë lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve nga pjesa tjetër e trafikut, ndërsa lëvizjen në këtë pjesë do ta bëjë më të këndshme për të gjithë. Qëllimisht i lamë pllakat ku janë të shënuara vend-parkimet për t'i parë qytetarët dhe ta shohin dhe kuptojnë ndryshimin midis së kaluarës dhe tash. Më parë, automjetet qëndronin të parkuara në hapësira publike, dhe tani këto hapësira publike i përdorim për atë që janë të destinuara - për këmbësorë dhe çiklistë. Të njëjtën fotografi e kemi këtu në afërsi të Katedrales dhe në pjesën tek “Tineks”, ku kishte parking. Na ka ngelur kjo pjesë te Muri i Qytetit, të cilin do ta lirojmë nga automjetet në periudhën e ardhshme në mënyrë të ngjashme - tha kryetari Shilegov në promovimin e këndit të sapo rinovuar në qendër të qytetit.

 

 

Ai shtoi se Qyteti i Shkupit po e stimulon mënyrën alternative të transportit për qytetarët - çiklizëm, ecje dhe trotinete elektrike për të treguar se mënyra e këtillë e transportit është më e thjeshtë, më e lehtë dhe më e mirë për të kaluar nëpër mjedisin urban.

 

 

  • Qyteti i Shkupit nuk do të ndalet këtu, ky është fillimi i asaj që ne e quajtëm "Mikro 20", respektivisht këtë vit pres që të rregullojmë 20 lokacione. Mendoj se ndryshimi është i dukshëm se si më parë ishte trajtuar dhe lënë pas dore gjelbërimi. Shkupi humbi 70 përqind të gjelbërimit në Ringun e vogël në çmendurinë e projektit "Shkupi 2014". Kemi obligim që ta kompensojmë atë dhe të punojmë çdo ditë - tha Shilegov.