Arsovska emëroi Bujare Abazin për nënkryetare të Qytetit të Shkupit 19.11.2021

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, emëroi Bujare Abazin për nënkryetare të re të Qytetit të Shkupit.

Arsovska sot solemnisht dorëzoi aktvendimin, ku në takimin me Abazin u bisedua për bashkëpunimin e ardhshëm dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Qyteti.

Bujare Abazi është inxhiniere e diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Zagreb, dhe ka edhe arsim të lartë shtesë si ekonomiste e diplomuar.

Abazi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale që u mbajtën në tetor të vitit 2021.