
U lidh marrëveshje ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit 20.1.2023
Uroj që Viti i Ri të kalojë në frymën e humanizmit, në të cilin është e rëndësishme që secili prej nesh në suazat e mundësive të ndihmojë ata njerëz që luftojnë çdo ditë me të ftohtin, urinë dhe mungesën e kushteve elementare për jetesë, të kalojnë të sigurt periudhën e dimrit.
Ne vazhdimisht ndërmarrim masa dhe aktivitete për realizimin e kujdesit social dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së personave të pastrehë, sepse më e rëndësishme është të përpiqemi të ndihmojmë atje ku kemi mundësi.
Edhe këtë vit mundësojmë funksionimin pa ndërprerje të Punktit dhe Strehimores për të pastrehët e Kryqit të Kuq në Momin Potok, ku përkujdesen 150 deri në 180 persona.
Sigurojmë mbështetje për programet për pranimin dhe përkujdesjen e përkohshme të personave të pastrehë duke siguruar qëndrim ditor me ushqim, kujdes shëndetësor, kushte për ruajtjen e higjienës, shërbime këshilluese, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit.
Ndjekim punën e qendrave ekzistuese dhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe organizatat joqeveritare të cilat janë aktive në këtë fushë, zhvillojmë programe dhe projekte që çojnë drejt zgjerimit të kapaciteteve për pranimin dhe përkujdesjen e përkohshme të personave të pastrehë.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK