
Arsovska: Revitalizohet kopshti botanik në Kopshtin Zoologjik në Shkup 20.3.2022
Sot në ditën e pranverës kryetarja Arsovska së bashku me drejtorin e ZOO- Shkup, Kristijan Stamenov dhe disa nga këshilltarët e Qytetit të Shkupit morëm pjesë në fillimin e aksionit pranveror për gjelbërimin e kopshtit botanik. Punonjësit në ZOO Shkup në koordinim me NP Parqe dhe gjelbërime punojnë së bashku në aksionin për pastrimin dhe rivitalizimin e kopshtit botanik, i cili nuk ka qenë funksional katër vitet e fundit, gjegjësisht vizitorët nuk kishin mundësi të shetiten në atë pjesë të kopshtit zoologjik.

„Kopshti botanik shtrihet në 20,000 m2, ndërsa vijon rinovimi i sistemit të ujitjes dhe janë gati për mbjellje 200 fidanë të rinj . Kopshti do të ketë edhe pajisje të reja urbane, dhe në plan është riparimi i urave të drurit, me çka kjo hapësirë do të jetë sërish në dispozicion të vizitorëve”, tha kryetarja Arsovska.

Në periudhën e ardhshme, Qyteti i Shkupit së bashku me ZOO -Shkupi, do të realizojnë një sërë aktivitetesh që do të përmirësojnë kushtet e habitatit të kafshëve, si dhe infrastrukturën që do të mundësojë kushte më të mira për vizitorët në kopshtin zoologjik.

- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK