Këshilli i Qytetit të Shkupit miratoi vendimin me të cilin për herë të parë rastet e kafshimit nga qentë endacakë do të zgjidhen me marrëveshje jashtëgjyqësore 20.4.2022

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme miratoi Vendimin për kompensimin e dëmit material dhe jomaterial të shkaktuar nga qentë endacakë në hapësira publike.

Me këtë vendim përcaktohet marrëveshja jashtëgjyqësore në procedurë pas së cilës mund të paguhet dëmi në përputhje me praktikat gjyqësore. Marrëveshja jashtëgjyqësore është në favor të zvogëlimit të shpenzimeve shumë të mëdha që dalin nga proceset gjyqësore dhe të gjitha procedurat ndihmëse, dhe gjithashtu ështënë favor të të dëmtuarve në drejtim të ushtrimit të së drejtës së tyre.

Shpenzimet për procedurat gjyqësore, procedurat ankimuese, përgjigjet e ankesave, shërbimet juridike në vitin 2020 i kanë kushtuar Qytetit të Shkupit mbi 15 milionë denarë, ndërsa në vitin 2021 mbi 26 milionë denarë. Në vitin 2020 kundër Qytetit të Shkupit janë ngritur 480 padi, përderisa në vitin 2021 janë ngritur 589 padi. Prandaj, miratimi i Vendimit për marrëveshje jashtëgjyqësore do të kursejë shumë mjete në buxhetin e Qytetit.

Në përputhje me Vendimin e ri, do të formohet Komision i cili do të vendosë për mënyrën dhe pagesën e dëmeve nga kafshimi i qenve endacakë. Komisioni do të vendosë në bazë të Rregullores për lidhjen e marrëveshjes me qytetarët e dëmtuar.