ZJARRFIKËSIT JANË HERONJË DHE KRENARIA E QYTETIT TË SHKUPIT 20.5.2021

Dita e Zjarrfikësve - 20 Maji – sot u shënua solemnisht në Stacionin Zjarrfikës në Autokomandë.

Komandanti i Brigadës Zjarrfikëse, Vlladimir Simonovski, i paraqiti raport Kryetarit, Petre Shilegov.

- Sot jemi në Stacionin zjarrfikës për ta shënuar Ditën e Zjarrfikësve - 20 Maji, edhe në këto kushte pandemie. Siç e patë, zgjati shkurt për shkak të protokolleve të sigurisë. Si kryetar, investoj shumë në potencialin njerëzor, por edhe në potencialin tjetër infrastrukturor të Brigadës së Zjarrfikësve dhe pas ardhjes së administratës së re, është rritur numri i 38 zjarrfikësve të rinj. Tashmë dy vjet, uniformat dhe këpucët speciale janë rinovuar plotësisht në kuadër të Brigadës zjarrfikëse. Kur flasim për uniforma nuk mendoj për atë që e patë tani, ne po flasim për një uniformë që mbron plotësisht zjarrfikësit, e cila shkon së bashku me një shishe mbrojtëse të oksigjenit, respektivisht po flasim për mbi 100 uniforma të tilla,  flasim për uniformat që mbahen gjatë rreziqeve të shkaktuara nga zjarret në pyje, rreziqet e shkaktuara nga kimikatet dhe lloje të tilla të aksidenteve të mundshme; flasim për mbase gjënë më të përparuar teknikisht që kjo Brigadë e Zjarrfikësve e ka fituar deri më tani në përgjithësi, si dhe brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ajo është shkalla zjarrfikëse e cila sipas informacioneve të fundit që kemi duhet të arrijë në Shkup deri në 10 qershor. Atëherë do të demonstrojmë potencialin e asaj shkalle, si dhe pajisjet shtesë që janë blerë me të - tha Shilegov.

Ai shtoi se zjarrfikësit janë heronjtë e qytetit tonë, dhe pikërisht për këtë arsye janë tejkaluar problemet e tyre me dekada, pagat e tyre janë rritur, rregullisht u paguhen të gjitha shtesat dhe ushqimet, kështu që tani ata janë të kënaqur që nuk ishte rasti deri para një viti.

Pajisjet dhe modernizimi i Brigadës së Zjarrfikësve po kryhet si kurrë më parë, dhe tashmë për të dytin vit radhazi janë në përdorim aparati i ri izolues i frymëmarrjes, uniformat dhe këpucët që plotësojnë të gjitha standardet e sigurisë, si dhe janë rinovuar  pajisjet zjarrfikëse me tuba dhe armaturë të re. Është zëvendësuar qendra telefonike analoge e vjetër 35 vjet, me  qendër të re moderne digjitale.

Me të gjitha këto hapa, Qyteti i Shkupit rrit kapacitetin e Brigadës dhe në të njëjtën kohë po i afrohet përmbushjes së standardeve evropiane sipas të cilave proporcioni duhet të jetë një zjarrfikës për 1.500 banorë.

Në shënimin e Ditës së Zjarrfikësve, Kryetari Shilegov theksoi se zjarrfikësit gjithmonë kanë qenë dhe do të mbeten heronj të qytetit, dhe humanizmi i tyre mbetet garancia më e madhe për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve të Shkupit.